Aktualitet

Konferenca e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike në Tiranë, cilat akse dhe sheshe do të bllokohen

Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.

F.I
Konferenca e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike në Tiranë, cilat
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, më datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti. Masat prekin edhe bllokimin e disa akseve rrugore si dhe rrugë këmbësore, kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, më datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë tij.

Konkretisht, në funksion të përmbushjes së këtyre qëllimeve, janë ndërmarrë këto masa:

-Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;

-Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.

Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.

Policia e Tiranës iu bën thirrje qytetarëve, për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Gjithashtu, ftojmë të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara, si dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren. Për çdo rast nevojë për ndihmë ose orientim, drejtojuni punonjësve të Policisë ose telefononi në numrin pa pagesë 112.

Poll

MOS HUMB