Aktualitet

Ekzekutimi i gjyqtarit brenda sallës së gjyqit, gjyqtarët e Shqipërisë në mbledhje urgjente

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe synon të adresojë situatën e rëndë që ka shkaktuar shqetësim dhe pasiguri në radhët e gjyqtarëve.

zh.ll
Ekzekutimi i gjyqtarit brenda sallës së gjyqit, gjyqtarët e
gjykata e lartë

TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka thirrur një mbledhje urgjente me të gjithë gjyqtarët e vendit. Kjo mbledhje vjen menjëherë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit, që tronditi sistemin gjyqësor. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe synon të adresojë situatën e rëndë që ka shkaktuar shqetësim dhe pasiguri në radhët e gjyqtarëve.

Vrasja me armë brenda tempullit të drejtësisë ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e gjyqtarëve dhe funksionimin normal të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Lidhur me këtë, autoritetet pritet të marrin masa të menjëhershme për të garantuar mbrojtjen e trupës gjyqësore dhe integritetin e institucioneve gjyqësore.

Si ndodhi ngjarja?

Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB