
TIRANË- Familjarët e personave që kanë humbur jetën në spitalin e Onkologjikut janë mbledhur së bashku dhe kanë shkuar në SPAKpër të dhënë dëshminë e përvojës së tyre. Më shumë detaje se çfarë ka ndodhur brenda Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë gazetari Osman Stafa, i cili edhe ka depozituar kallëzimin për atë që po ndodh në Onkologjik. Në fjalën e tij, pasi ka dalë nga SPAK, gazetari Stafa ka theksuar se është e qartë që ka pasur neglishenca dhe mungesë ilaçesh, ndaj për të në këtë rast kemi të bëjmë me krim kundër njerëzimit.
“Sot kanë dhënë dëshminë, dëshmitarët e parë që kanë dhënë deklarimet para prokurorit të çështjes. Familjarët kanë dhënë deklarimet e para sa i takon çështjeve të Onkologjikut ku tashmë ka dalë e zeza mbi të bardhë që ka pasur neglizhencë të frikshme, mungesë medikamentesh jetëshpëtuese për pacientë që vuanin nga kanceri. Nuk ka përgjegjës deri tani dhe prandja kemi ardhur në SPAK për të kërkuar drejtësi për ata pacientë, të cilët kanë ndërruar jetë apo janë në kalvarin e vuajtjes, mungesës së aparaturave apo medikamenteve. Sot që flasim, pajisja që bën rreze, nuk punon. E gjitha kjo që po ndodh nuk meriton emër tjetër veçse krim. Do i lutesha kujtdo që ka histori të vijë dhe të flasë në SPAK. Kushdo pacient që ka përfunduar në klinika private, të reagojë. Ata që janë përgjegjës për ilaçet dhe pajisjet të marrin ndëshkimin. Nëse ne nuk reagojmë sot, nuk do marrim dot shërbim siç duhet. Kam depozituar mungesën e medikamenteve dhe komunikimet. Më shumë se 300 faqe mungesë medikamentesh,”-tha Osman Stafa.
-
-
Denoncon gazetari: Sallat e operacioneve në QSUT në kolaps!
2 Nëntor, 13:54 -
-
Prej vitesh tashmë gazetari ka nxjerrë detaje nga mënyra sesi mjekët e spitalit Onkologjik në Tiranë, trajtonin rastet dhe pacientët e tyre. Pjesë e denocimeve të tij janë bërë edhe mesazhet që mjekët ndanin me njëri-tjetrin, ku nuk mungonte edhe humori i zi për pacientët./ZËRI