Aktualitet

Dëgjesa me anëtarët e Këshillit të RTSH-së, Papadhimitri: S'kam konflikt interesi! Ardita Reçi: Mos më bëni viktimë!

Në mbledhjen e sotme, kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa tha se komisioni nuk ka marrë për referencë këtë çështje por 'konflikti i interesit' ka lidhje me vendime të tjera.

k.m.
Dëgjesa me anëtarët e Këshillit të RTSH-së,
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik po mban një seancë dëgjesë me anëtarët e Këshillit drejtues të RadioTelevizionit Shqiptar. Në mbledhjen e sotme, kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa tha se komisioni nuk ka marrë për referencë këtë çështje por 'konflikti i interesit' ka lidhje me vendime të tjera. Anëtarja e dytë e këshillit drejtues të RTSH-së, Ardita Reçi kërkoi të mos bëhej viktimë e një grupi të paaftë që kuvendi kishte zgjedhur.

Dionis Papadhimitri: Nuk kam përfituar asnjë projekt gjatë periudhës 4 vjeçare pjesë e RTSH. Filmi me metrazh të gjatë ‘Love’ . Në atë periudhë nuk kam qenë anëtar i këshillit drejtues. Filmi ka fituar 16 çmime ndërkombëtare dhe është shfaqur në Shqipëri, Kosovë, SHBA, Kanada dhe projekti ka qenë i përfunduar. Janë ngritur si pretendime për të bërë pis figurën time sikur ky film nuk është prodhuar ndonjëherë. Ndoshta nga drejtues të mëparshëm për të më bërë shantazh. Nuk kam asnjë përplasje interesi dhe emri im është propozuar nga shoqata e kieastëve të rinj. U nuk jam jurist jam regjisor, por kam kërkuar asistencë ligjore dhe vendimmjarrja ka qenë në koordinim me ekspertë juridikë.

vijon...

Poll

MOS HUMB