Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, ndalohet hartografi i Kadastrës në Durrës

Gjtakat ka vendosur për të masën e sigurimit personal “arrest në burg”.

k.m.
Ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, ndalohet
Foto ilustruese

DURRËS- Ndalohet nga Policia e Shtetit hartografi i Kadastrës së Durrësit, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Leandro Dervishi 35 vjeç u ndalua, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg” për të në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone me dokumente false në Lalëz.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin në kërkim L. D.,35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si hartograf në ASHK Durrës”-njofton policia e Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB