Aktualitet

Skandali me videot erotike, Monika Lubonja padit në gjykatë Adi Hilën: Mu shkel privatësia, nuk turpërohem për dashurinë....

Krahas padisë të publikuar në profilin e saj në Instagram, ajo shprehet se i është shkelur besimi dhe privatësia, ndërsa thekson se nuk ka dhënë pëlqim për t’u filmuar apo që materiale intime të saj të publikohen apo shpërndahen.

F.I
Skandali me videot erotike, Monika Lubonja padit në gjykatë Adi
Monika Lubonja

TIRANË-Aktorja Monika Lubonja ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me publikimin dhe shpërndarjen e videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, me protagonist kompozitorin Adrian Hila. Lubonja ka publikuar një padi ndaj kompozitorit në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për fyerje dhe ndërhyrjes së padrejtë në jetën private. Krahas padisë të publikuar në profilin e saj në Instagram, ajo shprehet se i është shkelur besimi dhe privatësia, ndërsa thekson se nuk ka dhënë pëlqim për t’u filmuar apo që materiale intime të saj të publikohen apo shpërndahen.

Ndër rreshta artistja shprehet se nuk “turpërohet për dashurinë që ka dhënë”, ndërsa u bën thirrje mediave dhe opinionit publik të respektojnë privatësinë e saj.

Reagimi i plotë i Monika Lubonjës:

Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.

Kerkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.

Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhenë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.

Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime. Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu
të pabesë.

I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund.

Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time!

Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë. Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj.

Lidhur me rastin kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, lidhur me videot intime me dhjetëra artiste të publikuara së fundmi në rrjete. Hila deklaroi se kamerat ishin instaluar në vitin 2022, shumë kohë para publikimit të videove intime që shkaktuan skandalin. Sipas versionit të tij, ato ishin kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për të ruajtur imazhet, por funksiononin online.

Poll

MOS HUMB