
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka vrarë me çekiç bashkëshorten e tij. Lajmi për vrasjen është dhënë vetëm një javë pas ngjarjes. Ishte vetë 39-vjeçari shqiptar, ende i paidentifikuar me emër, ai që lajmëroi Policinë duke pranuar se ai kishte vrarë të shoqen.
"E kam vrarë me çekiç, e kam në papafingo në shtëpinë në Ampelokipi,"-tha ai në telefonatën e bërë. Sipas mediave greke, telefonata është bërë pak pas orës 18.00, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zyrtarë të Policisë për të zbuluar se për çfarë bëhej fjalë. Tek pragu i derës i ka pritur autori, së bashku me dy fëmijët e tij 9 dhe 12 vjeç.

Sapo kanë hyrë në banesë kanë ndjerë erën e keqe nga trupi që po dekompozohej dhe që ishte brenda një çante të zezë në papafingo.
Në momentin e parë, vrasësi i ka thënë Policisë se e ka vrarë të shoqen me çekiç dhe me duar nga xhelozia teksa fëmijët ishin në shkollë.
Gjatë gjithë këtyre ditëve, edhe pse nëna e tyre ishte e pajetë në papafingo, fëmijët lëviznin nëpër shtëpi dhe nuk kishin kuptuar asgjë që kishte ndodhur./ZËRI