
VLORË- Dy vëllezër, Alban dhe Shkëlzen Sinanaj janë arrestuar ditën e sotme në kuadër të një operacioni të koduar “Double click”. Të dy akuzohen se përmes mashtrimit kompjuterik kanë përfituar rreth 4 milionë euro nga shtetasit italianë. Në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policia ka vendosur në pranga dy vëllezërit, të cilët do të ekstradohen në Itali.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Double click”. Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kompjuterike dhe nga Drejtoria e Forcës së Pocaçme Operacionale, në kuadër të një procedimi penal të SPAK-ut.
Akuzohen se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, prej të cilit kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro, arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 shtetas (vëllezër).
Gjatë operacionit “Double click”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Sh. S., 42 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“. Vijon bashkëpunimi me partnerët italianë, për ekstradimin e 2 shtetasve./ZËRI