Aktualitet

PROTESTA- Qytetarët marrin 'hak' për Zvërnecin, rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tela me gjëmba

Me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”, banorët kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Brendshme për të shkuar më pas tek Kryeministria. 

F.I

PROTESTA- Qytetarët marrin 'hak' për Zvërnecin,

TIRANË-Qytetarët kanë zbritur sërish sot në sheshin kryesor të Tiranës, në një protestë kundër projektit në zonën e Zvërnecit, i cili ka shkaktuar debat të gjerë publik dhe reagime të forta ditët e fundit. Me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”, banorët kanë nisur marshimin. Protestuesit janë ndaluar para Ministrisë së Brendshme, ku në pamjet e siguruara nga ZËRI, shihen teksa nxjerr telat për të rrethuar godinën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Protesta vjen në vijim të zhvillimeve të fundit në Zvërnec, ku janë regjistruar edhe tensione dhe përplasje. Një ditë më parë protesta u zhvillua përpara Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Tiranë kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura. Tubimi zgjati për më shumë se dy orë, ku qytetarët kërkuan anulimin e projektit në Zvërnec. ZËRI ndau pamjet nga protesta ku qytetarët kërkuan transparencë të plotë mbi ngjarjet e ndodhura në Zvernec, identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të dhunës, sqarime publike nga drejtuesit e Policisë së Shtetit si dhe garantimin e sigurisë dhe të drejtave kushtetuese të qytetarëve./ZËRI 

Poll

MOS HUMB