Eduart Subashi
VLORË-Eduart Subashi, qytetari i cili u tërhoq zvarrë nga roje privatë të kompanisë 'Major Security' në protestën e 30 majit, ka rrëfyer dhunën nga punonjësit e maskuar. Qytetari tregon se e ka pasur të pamundur të flasë për shkak të plagëve të marra gjatë dhunimit në momentin e rrëmbimit. Subashi rrëfen se ka pësuar thyerje në trup si shkak i dhunës dhe deri një ditë më parë ka pështyrë gjak. Ai tregon se pasi u tërhoq zvarrë e çuan në makinë dhe i vendosën pistoletat në kokë.
/ZËRI
Poll