TIRANË- Një tjetër person i dyshuar si pjesë e rrjetit të shpërndarësve të lëndëve narkotike në shkollat e Tiranës ka rënë në prangat e policisë.
Bëhet fjalë për një 18-vjeçar me inicialet G. H., banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”. Arrestimi i tij vjen një ditë pas arrestimit të Orges Ferazinit, ndërësa tashmë në total numri shkon në 40, teksa 12 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasin G. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për të, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.
Rreth 52 persona të identifikuar, ndër të cilët 40 tashmë janë arrestuar dhe 12 janë shpallur në kërkim, mësohet se vepronin të ndarë në të paktën 8 grupe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Mësohet se në secilin prej këtyre grupeve, 3 deri në 4 persona dyshohet se ishin shitës të lëndëve narkotike. Grupet bashkëvepronin mes tyre, të cilët sipas hetimeve, kur njëri prej tyre nuk kishtë lëndë narkotike në dispozicion, klientët orientoheshin drejt grupeve të tjera.
Por, agjentë të infliltruar dhe blerje të stimuluara, arritën të dokumentonin aktivitetin e grupeve. Ndërkohë, në kuadër të hetimeve, janë goditur 5 persona të dyshuar si furnizues të rrjetit janë goditur nga autoritetet. Ferit Xhani, i njohur me nofkën "Luizi", është identifikuar si njëri prej furnitorëve, i cili rezulton me precend penal për drogë dhe plagosje. Gjithashtu, i përfshirë edhe me një rol kryesor është edhe ish-efektivi i policisë, Engrid Henaj, i cili rezulton i përjashtuar nga radhët e policisë disa vite më parë për plagosje.
Siç bëri me dije policia në njoftimin zyrtar, shpërndarësit kamufloheshin me monopatina, taksi apo shërbime 'delivery' për të shmangur vëmendjen e autoriteteve. /ZËRI
