Aktualitet

"Shkolla të pastra": Arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim, pjesë e grupit të shpërndarësve të drogës (EMRI-FOTO)

Orges Ferazini ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ëshë caktuar masa "arrest me burg" për shitje të lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.

zh.ll
"Shkolla të pastra": Arrestohet 28-vjeçari i shpallur
orges ferazini

TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit "Shkolla të pastra", i zhvilluar 3 ditë më parë. Orges Ferazini ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij është caktuar masa "arrest me burg" për shitje të lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.

Sipas njoftimit të policisë, në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruar 2 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak, që i posedonte pa leje, 363 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në 235 doza, dyshohet me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike.

Njoftimi:

Sekuestrohen 2 pistoleta me municion, 235 doza Kokaine dhe 1 peshore elektronike.

Vihet në pranga 28-vjeçari që mbante sendet e kundërligjshme, në banesë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në kryeqytet.

Në vijim të administrimit të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”, i cili gjithashtu dyshohej se mbante në banesë, armë zjarri dhe lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, organizuan punën.

Si rezultat i ndërhyrjes në ambientet e banesës në rrugën “Rreshit Petrela”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë të dyshuarin, shtetasin O. F., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, gjetën në banesë 2 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak, që i posedonte pa leje, 363 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në 235 doza, dyshohet me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike.

28-vjeçari ishte në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e përfshirjes së 28-vjeçarit, në veprimtari kriminale, si dhe për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Rreth 52 persona të identifikuar, ndër të cilët 39 tashmë janë arrestuar dhe 13 janë shpallur në kërkim, mësohet se vepronin të ndarë në të paktën 8 grupe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Mësohet se në secilin prej këtyre grupeve, 3 deri në 4 persona dyshohet se ishin shitës të lëndëve narkotike. Grupet bashkëvepronin mes tyre, të cilët sipas hetimeve, kur njëri prej tyre nuk kishtë lëndë narkotike në dispozicion, klientët orientoheshin drejt grupeve të tjera. 

Por, agjentë të infliltruar dhe blerje të stimuluara, arritën të dokumentonin aktivitetin e grupeve. Ndërkohë, në kuadër të hetimeve, janë goditur 5 persona të dyshuar si furnizues të rrjetit janë goditur nga autoritetet. Ferit Xhani, i njohur me nofkën "Luizi", është identifikuar si njëri prej furnitorëve, i cili rezulton me precend penal për drogë dhe plagosje. Gjithashtu, i përfshirë edhe me një rol kryesor është edhe ish-efektivi i policisë, Engrid Henaj, i cili rezulton i përjashtuar nga radhët e policisë disa vite më parë për plagosje. 

Siç bëri me dije policia në njoftimin zyrtar, shpërndarësit kamufloheshin me monopatina, taksi apo shërbime 'delivery' për të shmangur vëmendjen e autoriteteve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB