Aktualitet

Skllavëri në kohërat moderne/ Dy vëllezërit nga Shkodra shfrytëzonin 16-vjeçarin afgan për punë në servis

Mësohet se 16-vjeçari nga Afganistani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe autoritetet po punojnë për gjetjen dhe arrestimin e vëllait të 18-vjeçarit.

I.F
Skllavëri në kohërat moderne/ Dy vëllezërit nga Shkodra
18-vjeçari i arrestuar

SHKODËR- Një 18-vjeçar është arrestuar në Shkodër dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij 33 vjeç. Pasi dyshohet se mbanin me forcë një 16-vjeçar nga Afganistani për ta shfrytëzuar për punë. Gjithashtu bëhet me dije se kanë nisur hetimet ndaj babait të tij dhe vëllait tjetër.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia sekuestroi një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.

Mësohet se 16-vjeçari nga Afganistani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe autoritetet po punojnë për gjetjen dhe arrestimin e vëllait të 18-vjeçarit.


"Mbanin me forcë një fëmijë të mitur 16-vjeçar, nga Afganistani (i dyshuar i trafikuar), për ta shfrytëzuar për punë, Policia vë në pranga një 18-vjeçar dhe shpall në kërkim vëllanë e tij. Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë vëllai tjetër dhe babai i këtyre shtetasve.

Gjatë kontrollit në servis, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas informacionit të marrë nga Interpol Tirana, për një minoren nga Afganistani, që mbahej me forcë, në një servis në fshatin Berdicë e Mesme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Minoreni”.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja e minorenit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu:

-u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 18 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

-u shpall në kërkim shtetasi K. P., 33 vjeç (vëllai i 18-vjeçarit të arrestuar) banues në fshatin Bërdicë, për veprën penale “Trafikim i të miturve”;

-u proceduan në gjendje të lirë shtetasit L. P., 31 vjeç dhe A. P., 57 vjeç (vëllai tjetër dhe babai i 18-vjeçarit të arrestuar), të dy banues në fshatin Berdicë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, si dhe për kapjen e arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB