
TIRANË- Padia e ngritur nga kryekomisari Pal Marku ku kërkoi anulimin e procedurave për konkursin për gradën drejtues në Polinë e Shteit është pranuar nga Gjykata Administrative e Tiranës. Sipas padisë së ngritur nga Marku, gjatë konkursit ka pasur shkelje për të favorizuar të preferuarit.
Sipas kryekomisarit, Komisioni i Vlerësimit iu dha shumë pak pikë qëllimisht në testin me gojë, pavarësisht rezultatit të tij me shkrim dhe disa kolegëve. Gjithashtu në padinë e ngritur, ai thotë se ish-drejtori i Policisë së Shetit, Muhamet Rrumbullaku ndërroi kriteret e vlerësimit në mënyrë të paligjshme.
Konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit u vendos gjatë kohës që Taulant Balla ishte ministër i Brendshëm dhe Muhamet Rrumbullaku ishte drejtori i Policisë së Shtetit, i cili u pasua nga Ilir Proda që u zgjodh po përmes këtij konkursi.
Nga ana tjetër bëhet me dije se të mërkurën do të miratohet rregullorja për konkursin e drejtuesve të rinj të qarqeve. Rregullorja do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për miratim nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Drejtorët e zgjehdur të qarqeve do të kenë një mandat 3-vjeçar dhe ata do të dërgojnë aplikimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. /ZËRI