
Foto ilustruese
POGRADEC- Sëmundja e zgjebes është shfaqur në Pogradec. Deri më tani janë regjistruar 7 raste, 3 prej tyre janë identifikuar nga personat që frekuentonin konviktin në Pogradec të cilët janë banues ne Veliterne dhe 4 rastet e tjera nga Pogradeci të cilat janë raste sporadike dhe që janë drejt shërimit.
Mësohet se rastet e konvikteve janë izoluar, ndërkohë që është bërë pastrimi dhe pritet të bëhet dezinefktimi i tij. Pas regjistrimit të rasteve, mjekët do të zhvillojnë kontrolle në shkollat e qytetit për të parandaluar raste të tjera. /ZËRI
Poll