Aktualitet

Shpëtoi çiftin nga flakët muajin e kaluar, arrestohet "heroi" për dhunë në familje

Sipas policisë, është arrestuar një 29-vjeçar pasi ka dhunuar me sende të forta xhaxhin e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

I.F
Shpëtoi çiftin nga flakët muajin e kaluar, arrestohet
Romeo Mersini

FIER- 29-vjeçari Romeo Mersini, i cili muajin e kaluar u cilësua si një “hero”, pasi shpëtoi nga flakët çiftin e të moshuarve, është arrestuar pasi ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij.

Sipas policisë, 29-vjeçari pas një debati me xhaxhain e tij e ka dhunuar atë me sende të forta. Por, sherri nuk përfundoi këtu, pasi edhe vëllai i Romeos, u përfshi në sherr duke dhunuar këtë të fundit. Policia arrestoi menjëherë dy vëllezërit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi M. M., 32 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin R. M.”, njofton policia.

Romeo Mersini disa ditë më parë shpëtoi dy fqinjët e tij të moshauri, pasi djali i tyre i vuri flakën banesës. Asokohe, Romeo rrëfeu se ai u fut mes flakëve për të shpëtuar dy të moshuarit. Ai ka treguar se u fut vetë në banesë për të ndihmuar çiftin, ndërsa nuk ishte ndihmuar nga zjarrfikësit që sipas tij, e kishin tallur.

“U ktheva nga puna, më thotë xhaxhi “O Romeo, ndihmë”. U futa midis zjarrit. Çfarë ke i thashë? Po më digjet shtëpia thashë. Shkova i ndihmova unë, e di gjithë lagjia. Unë shkova i nxora. U futa mes zjarrit, nuk mund të hynte shteti se kishte shumë zjarr. Unë e fika me kova uji, më ndihmuan dhe komshinjtë. Edhe kaq! Nxora një herë babanë te ballkoni, pastaj e nxora zonjën. Debatova me zjarrfikësen. I thosha “hyni brenda”, talleshin me mua” për kokë të djalit,"-tregoi i riu. /ZËRI

Poll

MOS HUMB