Aktualitet

DINAMIKA/ Sherri nisi për pjesë këmbimi! Si ndodhi plagosja në servisin e makinave në Vorë, punëtori u qëllua me armë

Persona ende të paidentifikuar kanë shkuar në servisin e vëllezërve Mara dhe janë përleshur me dy vëllezërit dhe punëtorin, Xhuliano Shkurti, 28 vjeç.

F.m
DINAMIKA/ Sherri nisi për pjesë këmbimi! Si ndodhi plagosja
Foto Ilustruese

TIRANË- Është zbardhur dinamika e plagosjes me armë zjarri që ka ndodhur këtë mbrëmje në Vorë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një servis makinash në Marikaj të Vorës, që rezulton të jetë në pronësi të dy vëllezërve Mara. Persona ende të paidentifikuar kanë shkuar në servisin e vëllezërve Mara dhe janë përleshur me dy vëllezërit dhe punëtorin, Xhuliano Shkurti, 28 vjeç. Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ndërsa dy vëllezërit kanë plagë të shkaktuara nga sende të forta. Shkak për sherrin mësohet se janë bërë disa pjesë këmbimi, por ende nuk është e qartë. Të plagosurit ndodhen në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Poll

MOS HUMB