Aktualitet

Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, ndërron jetë i plagosuri pas goditjes me thikë (EMRAT)

Sipas SPAK, të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, ndërsa për ish-shefin e krimeve është ngritur edhe akuza për “Shpërdorim detyre”. 

zh.ll
Sherri në lokal te ‘Komuna e Parisit’, ndërron jetë i
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Picieri Indrit Ismaillari 34-vjeç ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë nga kolegu i tij, kuzhinieri Filip Shehu 41-vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 15:30 në zonën e Komunës së Parisit, në ambjentet e lokali 'City Lounge'. Mësohet pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, i plagosuri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB