Aktualitet

Krim brenda familjes në Durrës! Djali vret babain dhe arratiset, kapet pas dy orësh (EMRAT)

Paraprakisht dyshohet se djali, Marjan Kodheli vuan nga probleme të shëndetit mendor.

zh.ll/f.i
Krim brenda familjes në Durrës! Djali vret babain dhe arratiset, kapet
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DURRËS- Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, në zonën e Shkallnurit. Të dhënat paraprake bëjnë me dije se djali 25-vjeçar ka qëlluar për vdekje me thikë babain 69-vjeçar, Pjetër Kodheli. Pas krimit të rëndë djali është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa u kap pas dy orësh në kërkim. Paraprakisht dyshohet se djali, Marjan Kodheli vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB