TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë dënimet për 17 personat e përfshirë në kultivimin e kanabisit në sera në fshatin Drenovicë të Beratit, gjatë vitit 2022. Në total, GJKKO ka dënuar me 104 vite burg 17 anëtarët e grupit kriminal që drejtohej nga Sadetin Hasaj.
Dënimet më të rënda u dhanë për drejtuesit Sadetin Hasajn dhe Blerim Xhekën, të cilët u dënuan secili me nga 8 vite e 8 muaj burg. Ndërkohë, për dy gratë e përfshira në këtë grup kriminal, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e zëvendësuar atë me shërbim prove për një periudhë trevjeçare.
Të pandehurit u gjykuan për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Pjesë e grupit janë shtetasit: Blerim Xheka Sadetin Hasaj, Sidrit Bisha, Endriol Xheka, Jurgen Ujkaj, Suad Smakaj, Samoel Lushaj, Mirvaldo Disha, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Hamdi Dyli dhe Samoel Lushaj, Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.
Sadetin Hasaj – 8 vite e 8 muaj burg
Blerim Xheka – 8 vite e 8 muaj burg
Sidrit Bisha – 6 vite e 8 muaj burg
Suad Smakaj – 6 vite e 8 muaj burg
Jurgen Ujkaj – 6 vite e 8 muaj burg
Samoel Lushaj – 6 vite e 8 muaj burg
Endriol Xheka – 6 vite e 8 muaj burg
Mirvaldo Disha – 6 vite e 8 muaj burg
Hamdi Dyli – 6 vite e 8 muaj burg
Arben Vrapi – 5 vite e 4 muaj burg
Adiol Çifliku – 5 vite e 4 muaj burg
Lulzim Bushataj – 5 vite e 4 muaj burg
Mustaf Manej – 5 vite e 4 muaj burg
Bashkim Mema – 5 vite e 4 muaj burg
Drita Mema – 4 vite burg (pezulluar, 3 vite provë)
Izmire Mema – 4 vite burg (pezulluar, 3 vite provë)
Edison Mema – 5 vite e 4 muaj burg.
Në këtë grup ishin të përfshirë edhe 93 gra, punonjesë në këtë aktivitet të paligjshëm, por SPAK shpalli moskompetencë për to.
Operacioni atëherë u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis si dhe u arrestuan 11 persona. Dy vite më pas me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi më 22 prill 2024 caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona.