Aktualitet

Salmonelë në suplementin dietik! AKU: 'Moringa organic' rrezik për shëndetin, kthejeni ku e keni blerë

Importues i produktit rezulton kompania “Espana Pharm” sh.p.k.

F.I
Salmonelë në suplementin dietik! AKU: 'Moringa
produkti

TIRANË-“Moringa organic”, pjesë e kategorisë së suplementeve ushqimore dhe ushqimeve dietike ka rezultuar me prani të bakterit “Salmonella spp”, që konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Alarmi për suplementin ushqimor me origjinë nga Gjermania është dhënë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Shqipëria ka marrë njoftim nga sistemi europian RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed). Sipas të dhënave të publikuara, produkti i identifikuar mban lotin “C 12105” dhe datë skadence 28.06.2028. Sasia e importuar në Shqipëri ka qenë 12 njësi me peshë 125 gram secila. Operatori eksportues është DRASANVI, SL, ndërsa importues në vend rezulton kompania “Espana Pharm” sh.p.k.

Nga verifikimet në terren është konstatuar se në subjekt ndodheshin ende 6 njësi, të cilat janë bllokuar për asgjësim. Ndërkohë, pjesa tjetër e produktit rezulton të jetë shitur tek konsumatorët. AKU u bën thirrje qytetarëve që nëse e kanë blerë këtë produkt, të mos e përdorin dhe ta kthejnë pranë pikave ku e kanë marrë.

Njoftimi i AKU:

Në vijim të njoftimit ALERT të kategorisë, për ndjekje, Shqipëria është njoftuar nga sistemi RASFF (Rapid Alert Sistem for Food and Feed) me temë “Salmonella spp në suplemente ushqimore me origjinë nga Gjermania”, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut. 

Të dhënat e produktit: 

Lloji i produktit: suplemente ushqimore 
Kategoria e produktit: ushqime dietike dhe suplemente 
Emri i produktit në etiketë: Moringa organic 
Lot: C 12105    
Datë skadence: 28.06.2028 
Sasia e importuar: 12 njësi x125 g
Operatori eksportues në Shqipëri: DRASANVI, SL/
Operatori importues në Shqipëri: Espana Pharm Sh.p.k

Nga verifimet e kryera në terren ka rezultuar se sasia e importuar është 12 njësi x125 g, nga të cilat në momentin e kontrollit janë gjetur gjendje në subjekt 6 njësi x125 g, të cilat u bllokuan me destinacion asgjësimin e tij, ndërsa sasia tjetër rezultoi e shitur te konsumatori final. Nga ana e operatorit të biznesit ushqimor është kryer afishimi i njoftimit për konsumatorët në pikat e tregtimit të këtij produkti. AKU bën thirrje që nëse konsumatorët e kanë në gjendje këtë produkt ta kthejnë pranë pikave ku e kanë blerë.

Poll

MOS HUMB