Aktualitet

Ryshfet për të mbyllur aksidentin/ SPAK jep pretencën për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka dhe 4 të tjerë

Për ish-shefin e rrugores Roven Zeka, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg, dënimi të zbresi në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe të konvertohet në 3 vite shërbim prove.

F.I
Ryshfet për të mbyllur aksidentin/ SPAK jep pretencën për
Roven Zeka

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka lexuar këtë të martë konkluzionet përfundimtare dhe ka dhënë pretencën për ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka dhe dy vartës të cilët akuzohen se morën 2 mijë euro rryshfet për të mos arrestuar një grua e cila shkaktoi një aksident me pesë të plagosur.

Konkretisht, për ish-shefin e rrugores Roven Zeka, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg, dënimi të zbresi në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Të njëjtin dënim SPAK ka kërkuar edhe për ish-shefin e hetimit të aksidenteve Sokol Novakun.

Për oficerin e OPGJ, Edison Tabaku, organi i akuzës ka kërkuar deklarimin e tij fajtor dhe dënimin me 5 vite burg, si dhe uljen e 1/3 së dënimit. Ndërsa për të pandehurin Bledi Belba, i përfshirë në skemën e korrupsionit, prokuroria ka kërkuar dënimin me 1.6 vite burg, të pezullohet dënimi dhe të konvetohet në shërbim prove. Ndërsa për biznesmenin Ergest Vrionin, SPAK kërkoi dënim me 2 vite. Për shkak te gjykimit me procedurë të shkurtuar dënimi të zbresë ne 1 vit e 4 muaj dhe te pezullohet, duke e vendosur Vrionin në shërbim prove për këtë periudhë.

Roven Zeka bashkë me shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku dhe oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, sipas SPAK janë përfshirë në korrupsion pasiv.  Ata akuzohen nga SPAK për veprën penale të korrupsionit. Kjo për shkak se akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Erges Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident.

Sipas dosjes hetimore, duke qenë se polici Tabaku e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar para për të mos e arrestuar të shoqen, Anisa Vrionin. Kështu, biznesmeni i ka dhënë 1000 euro Tabakut pranë banesës së tij. Më pas, vetë Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të Policisë Rrugore duke i kërkuar edhe para të tjera me pretendimin: Kam edhe të tjerë mbi kokë! 

Urdhri i ndalimit të drejtorit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, shefi i Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB