Aktualitet

Rrjeti i drogës e pastrimit të parave! 'Arrest shtëpie' për CEO-n e Daikin, vëllai i drejtoreshës së AKUK

Biznesmeni rezulton të jetë edhe vëllai i Elidiana Çelajt, aktualisht drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK).

F.I

Rrjeti i drogës e pastrimit të parave! 'Arrest shtëpie'

TIRANË-Biznesmeni Edmond Jaupi është një nga personat për të cilët SPAK ka lëshuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie', në kuadër të operacionit ku u godit një rrjet kriminal droge që merrej dhe me pastrim parash. Jaupi ushtron aktivitet si CEO i kompanisë Daikin/ESC, e cila operon në fushën e sistemeve të kondicionimit.

Rrjeti i drogës e pastrimit të parave! 'Arrest shtëpie'

Biznesmeni rezulton të jetë edhe vëllai i Elidiana Çelajt, aktualisht drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK). Më herët, Çelaj ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së bizneseve VIP pranë Drejtorisë së Tatimeve.

Në kuadër të aksionit SPAK lëshoi 20 masa, nga të cilat 15 në ‘arrest me burg’ dhe 5 në ‘arrest shtëpie’./ZËRI

Poll

MOS HUMB