
TIRANË-Sot në orën 18:00, Partia Socialiste do të festojë ditëlindjen e saj të 35-të në Sheshin “Italia” në Tiranë. Ceremonia pritet të mbledhë drejtues të lartë të partisë, përfaqësues të strukturave lokale dhe qendrore, si dhe mbështetës nga qytete të ndryshme të vendit. Gjatë aktivitetit priten fjalime, momente artistike dhe një retrospektivë e rrugëtimit 35-vjeçar të Partisë Socialiste në jetën politike shqiptare.
Në një postim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka uruar çdo anëtar të familjes politike. Kreu i qeverisë thekson se misioni i Partisë Socialiste është integrimi i vendit në Bashkimin Europian.
'Mirëmëngjes, dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.