Aktualitet

Rriten aksidentet në Shqipëri! INSTAT: INSTAT: 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur për muajin maj

Numri i personave të vrarë dhe të plagosur u rrit në 766, krahasuar me 743 një vit më parë.

Redaksia Zëri
Rriten aksidentet në Shqipëri! INSTAT: INSTAT: 181 persona mbetën
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në gjithë vendin u regjistruan 133 aksidente rrugore gjatë muajit maj, ku 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga INSTAT.

Në periudhën janar–maj 2026, numri i aksidenteve arriti në 547, nga 529 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 3.4%. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur u rrit në 766, krahasuar me 743 një vit më parë.

Pas një periudhë kur vendi po regjistronte rënie të numrit të aksidenteve duket se tashmë ato janë kthyer në rritje diçka që ndodh tipikisht edhe me rritjen e fluksit të mjeteve dhe qarkullimit në vend si efekt i turizmit dhe aktivitetit ekonomik.

Sipas INSTAT, 94% e aksidenteve të regjistruara në maj ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

Grupmosha 25–34 vjeç përbënte pjesën më të madhe të aksidenteve, me 30.8% të totalit. E diela ishte dita me numrin më të lartë të aksidenteve, me 18% të rasteve, ndërsa intervali kohor 08:00–12:00 regjistroi përqendrimin më të madh të tyre, me 27.1% të totalit.

Sipas qarqeve, Tirana regjistroi numrin më të lartë të aksidenteve në maj, me 53 raste, nga 30 në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Gjatë pesëmujorit, në qarkun e Tiranës u regjistruan 235 aksidente dhe 290 persona të vrarë ose të plagosur.  INSTAT thekson se të dhënat janë paraprake dhe mbeten subjekt përditësimi./Monitor

Poll

MOS HUMB