Aktualitet

Rrëzohet palma në Durrës, zë poshtë makinat! Rrezikohen kalimtarët

Për fat të mirë në momentin e rrëzimit s’ka patur këmbësorë

F.I
Rrëzohet palma në Durrës, zë poshtë makinat! Rrezikohen
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DURRËS-Një incident i rëndë që mund të kishte pasoja tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh.

Për fat të mirë në momentin e rrëzimit s’ka patur këmbësorë pasi pasojat do ishin edhe më të rënda. Rruga është bllokuar dhe forcat e policisë që po punojnë për menaxhimin e devijimit të drejtuesve të automjeteve

Ky nuk është rasti i parë, pasi po në të njëjtin bulevard është rrëzuar një tjetër palmë pak kohë më parë kur qyteti i Durrësit u përfshi nga moti i keq./ZËRI

Poll

MOS HUMB