Aktualitet

Denoncimi: Kam paguar që në 2019, por s’kam ende apartamentin, ndërtuesi më kërkon më shumë para

Ndërtuesi thotë, se as që pyet për kontratë e noter, pasi është vetë Zot i punës së vet.

F.I
Denoncimi: Kam paguar që në 2019, por s’kam ende apartamentin,
Katrina Mitraj

VLORË-Teksa diskutohet rritja e çmimit të apartamenteve në vend, ka edhe nga ata qytetarë që edhe pse kanë paguar që në ndërtim për të patur një banesë, sërish mbeten në 'qiell të hapur'. Një rast i tillë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë, ku Katrina Mitraj edhe pse ka paguar për një apartament te firma “Binaj 2003”, pallati nuk ka përfunduar dhe ndërtuesi kërkon para ekstra.

Në një denoncim në emisionin STOP, Mitraj shprehet se porosinë e apartamentit e ka bërë prej vitit 2019 dhe e ka likujduar plotësisht pagesën, por është përballur me një shantazh nga ndërtuesi, Gentjan Binaj. Ky i fundit i kërkon para ekstra, nëse qytetarja dërishon që ta mbajë ose në të kundërt do t’i kthejë aq para sa ka paguar Katrina Mitraj, duke e lënë pa një banesë.

“Përshëndetje! Në vitin 2019 kam blerë një apartament në qytetin e Vlorës te Gentjan Binaj, “Binaj Shpk”. Pallati duhej të mbaronte që në vitin 2021, pallati nuk ka mbaruar ende, kam një problem me ndërtuesin. Unë e kam shlyer komplet vlerën e shtëpisë, aq sa e kemi në kontratë, ai mori lekët, prita të mbarojë shtëpia, shtëpia nuk ka mbaruar ende dhe sot, ky ndërtuesi, më thotë të më kthejë lekët mbrapa, aq sa kam dhënë në fillim, të prishim kontratën e shtëpisë, sepse pallati thotë, ngjasme nuk përfundon më. Ose më thotë, se nëse ti e do shtëpinë, do të paguash më shumë lekë, sepse në bazë të ligjit, janë rritur çmimet e apartamenteve, m2, ndërkohë që në kontratë e kam të theksuar dhe zotëria ka firmosur, që nuk ndryshon as çmim, asgjë në varësi të kohës, që ka kaluar”, thotë denoncuesja.

Emisioni “Stop” komunikoi me administratorin e firmës, i cili pretendon, se janë rritur çmimet e nuk mund ta ndërtojë pallatin me këto lloj pagesash. Ai thotë, se as që pyet për kontratë e noter, pasi është vetë Zot i punës së vet.

Gentjan Binaj: Me atë zonjushën në fjalë, e para njëherë nuk kam ndonjë problem, nuk e di, ça problemi ka me veten ajo. Kur diskuton me njerëz, që nuk janë në rregull nga vetja e tyre. Kemi rënë dakord të dy si njerëz, që e kemi pirë një kafe me anë të disa miqësive të përbashkëta dhe ka blerë një shtëpi 15 mijë euro zonja. Lëre ça është kontrata, unë të them, ça ka paguar ajo. Nga 15 mijë euro, do të marrë 20 mijë euro mbrapsht dhe ajo në punën e saj, unë punën time. Ka marrë 10 mijë euro me mandate dhe 10 mijë euro do t’i merrte para 20 ditëve.

Drejtori i Urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Zambak Selmani, thotë se për pallatin në fjalë, nuk ka asnjë kërkesë për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit.

“Në lidhje me subjektin Binaj 2003 për objektin që ndërton në “Rrugën Transballkanike”, nuk ka shtyrje të afatit të lejes dhe në momentin që vjen një shtyrje e afatit të leje autoriteti vendor vendos një gjobë për shkelje të afateve të punimeve. Ky objekt mund të qëndrojë ashtu deri në dhjetë vjet”, tha Zambak Selmani.

Gentjan Binaj: Po leje moj atë, s’i jap mend njeriu, kur do mbarojë leja. Leja ka ca rregulla. Për arsye të problemeve financiare dhe shumë problemeve të tjera, Leja do të rifreskohet dhe do vazhdoj punimet. Mund të mbarojë pallati me një person, që e blen një shpi 15 mijë euro? Ka ca rregulla, që i përshtaten shtetit dhe personit i kam thënë, nëse do ta mbash, do paguash 30% më shumë.

Noteri Ardian Stamo shpjegon se pala ndërtuese, nuk është në kushtet, që mund të ndryshojë çmimin. Nga ana tjetëravokati Arben Llangozi, shprehet që ndërtuesi është në kushtet e veprës penale të vjedhjes përmes mashtrimit.

Poll

MOS HUMB