Aktualitet

Rithehet "makthi" i bizneseve! Kumrie Zika vjedh xhiron ditore në një market në Tiranë, denoncimi: Erdhi për provë, mori lekët dhe iku

Sipas denoncimit të një qytetari, ajo kishte shkuar për provë, me qëllim që më pas të fillonte punën, por nuk kishte kaluar shumë kohë kur ajo ka marrë nga kasa xhiron ditore, në vlerën e 10.000 mijë lekëve, dhe më pas është larguar.

l.k
Rithehet "makthi" i bizneseve! Kumrie Zika vjedh xhiron ditore në
Momenti kur Kumrie Zika merr lekët në kasën e marketit

TIRANË- Kumrie Zika, e njohur si “Kumi”, e cila është raportuar disa herë në media për vjedhje në pika të ndryshme “Exchange”, ka dalë sërish në skenë.

Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë se Kumrie Zika është paraqitur në një market në zonën e Liqenit të Thatë. Sipas denoncimit të një qytetari, ajo kishte shkuar për provë, me qëllim që më pas të fillonte punën, por nuk kishte kaluar shumë kohë kur ajo ka marrë nga kasa xhiron ditore, në vlerën e 10.000 mijë lekëve, dhe më pas është larguar.

Denoncimi i qytetarit:“Përshëndetje, a mund ta hidhni si rast, te Liqeni i Thatë, erdhi për provë, për ta marrë në punë dhe më vodhi 10.000 mijë lekë dhe iku!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ky nuk është rasti i parë që Zika akuzohet për vjedhje.

Më 15 korrik, në ditën e saj të parë të punës në një pikë të transfertave të parave dhe këmbimit valutor në zonën e njohur si “Vorri i Bomit”, ajo dyshohet se ka vjedhur 5 mijë euro. Më pas, sipas raportimeve, me të njëjtën skemë ka vjedhur edhe në një tjetër pikë “Exchange” në Vlorë.

Ajo u arrestua në Tiranë për vjedhjet e kryera, pas denoncimit të pronarëve të pikës së këmbimit valutor, por më pas u la e lirë nga gjykata me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Edhe më herët, sipas rasteve të raportuara në media, ajo paraqitej si e interesuar për pozicionin e kamariere, ndërsa pas pak orësh punë largohej duke marrë me vete xhiron ditore dhe paratë e kasës. Ndërkohë, nga kërkimet në internet rezulton se Kumrie Zika është shfaqur më herët në televizione të ndryshme si “eksperte punësimi” dhe opinioniste për çështje që lidhen me të drejtat e punonjësve dhe tregun e punës./ZËRI

Poll

MOS HUMB