Aktualitet

Rikthehet VKM e 2022/ Shoqata e Transportit arrin marrëveshje: 100 lekë/litër kompensim dhe lehtësira fiskale

Vendimi i Këshillit të Ministrave të vitit 2022 parashikon kompensim në masën 100 lekë për litër karburanti për linjat urbane dhe ndërurbane, si dhe lehtësira fiskale për sektorin.

zh.ll
Rikthehet VKM e 2022/ Shoqata e Transportit arrin marrëveshje: 100
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Përfaqësures të Shoqatës së Transportit kanë zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ku u është bërë me dije riaktivizohet VKM e vitit 2022. Vendimi i Këshillit të Ministrave të vitit 2022 parashikon kompensim në masën 100 lekë për litër karburanti për linjat urbane dhe ndërurbane, si dhe lehtësira fiskale për sektorin.

Ky zhvillim vjen pas kërkesave të vazhdueshme të operatorëve të transportit publik, të cilët kanë paralajmëruar se në mungesë të subvencioneve për naftën, mund të detyrohen të reduktojnë deri në 30% të flotës së autobusëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në shërbimin ndaj qytetarëve.

Shoqatat e transportit ngriti shqetësimin se rritja e çmimit të naftës nga rreth 145 lekë/litër në rreth 214 lekë/litër apo 218 lekë/litër aktualisht, ka sjellë një shtim të konsiderueshëm të shpenzimeve operative për operatorët.

Operatorët kërkuan nga institucioneve marrjen e 3 masave:

-Rishikimin e barrës fiskale mbi karburantin, veçanërisht në drejtim të akcizës dhe taksës së qarkullimit;

-Vlerësimin e një politike të veçantë për sektorin e transportit publik për heqjen e TVSH-së;

-Aplikimin e mekanizmave subvencionues ose kompensues, me qëllim garantimin e vijueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së këtij shërbimi në interes të qytetarëve”.

Çfarë parashikonte VKM e vitit 2022? Sipas kësaj VKM-je, kompensimi prej 100 lekësh për litër karburant llogaritej mbi bazën e konsumit real, por jo më shumë se konsumi i së njëjtës periudhë të vitit të mëparshëm. Për këtë qëllim ishte akorduar një fond prej 430 milionë lekësh nga buxheti i shtetit.

VKM e 2022:

1. Kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase, në masën 100 (njëqind) lekë për litër karburanti, për një periudhë tremujore: mars, prill, maj 2022. Kompensimi bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën: mars, prill, maj 2022, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2021, për secilën nga shoqëritë.

2. Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në shpenzime korente të programit 01140 “Menaxhimi i të ardhurave tatimore”, i shtohet fondi prej 430 000 000 (katërqind e tridhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase.

Së fundmi, më 28 mars, Bordi i Transparencës vendosi rritjen e çmimeve të karburanteve. Nafta arriti në 218 lekë/litër nga 203 lekë që ishte më parë, ndërsa benzina u rrit në 181 lekë/litër. Këto zhvillime kanë shtuar presionin mbi sektorin e transportit.

Më herët, në letrën që më 11 Mars, Shoqata Kombëtare Transportit Qytetas I drejtoi Ministrisë së Financave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve dhënie kompensimi për shtrenjtimin e çmimit të naftës në të kundërt operatorët do të detyrohen të reduktojnë numrin e autobusëve në lëvizje./ZËRI

Poll

MOS HUMB