VLORË-Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro ndodhet aktualisht në Komisariatin e Vlorës pasi policia ekzekutoi mbrëmjen e djeshme urdhër-vendimin për masën e sigurisë “arrest me burg”. SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme konfirmoi dënimin me 2 vite burg.
Prokuroria e Posaçme thotë se Jorgo Goros nga përllogaritjet i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 dite burg për të vuajtur. Jorgo Goro u lirua më 29 gusht të këtij viti. Vendimi i Apelit lidhet me çështjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës, për të cilën Goro ishte dënuar edhe në shkallë të parë nga GJKKO më 30 korrik 2025 me 2 vite burg.
Goro ka qëndruar për 17 muaj në burg pasi u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në Livadh, ndërsa fitoi lirinë në gusht 2025. Ai nuk mund të ushtrojë funsione publike në pesë vitet e ardhshme./ZËRI