VLORË-Një 15-vjeçar ka përplasur qëllimisht një automjet të policisë në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, duke lënë të plagosur dy efektivë. Pamjet tregojnë ndjekjen e automjetit 'Golf' dhe më pas aksidentin që ndodih gjatë natës në Vlorë, mjeti i policië u përmbys në rrugë, si pasojë e përplasjes së qëllimshme nga shoferi 14-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, çka ka sjellë nisjen e një ndjekjeje nga zona e Çoles. Në përpjekje për t’i shpëtuar forcave të rendit, ai ka goditur mjetin e policisë, duke e përmbysur në rrugë. Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI