Ekonomi

'Fluturon' çmimi i naftës, Bordi e çon në 218 lekë për litër

Benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër.

F.I
'Fluturon' çmimi i naftës, Bordi e çon në 218
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Pas 1 dite rënie, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës. Bordi i Transparencës të Hidrokarbureve ka vendosur rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës. Nga 203 lekë çmimi i naftës u rrit në 218 lekë për litër. Benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër.

Njoftimi i plotë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Mars ora 10.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

'Fluturon' çmimi i naftës, Bordi e çon në 218

Në 26 mars Bodri i Transparencës vendosi që nafta të shitet jo më shumë se 203 lekë/litri, ndërsa benzina me 175 lekë/litri. Me çmimin tavan të përcaktuar paraprakisht nga Bordi, ulja që pësoi nafta në tregun me pakicë ishte deri në 14 lekë. Që nga përshkallëzimi i krizës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës për 1 litër pësoi rritje me 41 lekë duke u tregtuar nga 214 deri në 217 lekë./ZËRI

Poll

MOS HUMB