
ITALI- Pas një pauze 2-mujore, do të rinisin operacionet për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri. Kështu pretendojnë burimet e medias italiane "Ansa". Sipas të dhënave që ende nuk janë konfirmuar, do të jetë anija patrulluese e Marinës italiane "Cassiopea", e cila është aktualisht afër ishullit sicilian të Lampedusas, ajo që do sjellë emigrantët në Gjadër.
Deri më tani qendrat pritëse janë bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit.
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar. Por deri më tani qendrat janë bosh./ZËRI