
TIRANË- Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka gjobitur 17 operatorë të Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit. Sipas KAS, gjoba u vendos pas shqyrtimit të kërkesës së parë të Komisionit Shtetëor të Zgjedhjeve me objekt “Kërkesë për vendosje sanksioni administrativ, në zbatim të vendimit nr. 209, datë 11.12.2024.
Kjo kërkesë u ngrIt në kuadër të raportit mbi gjetjet pas vlerësimit të regjistrimeve filmike gjatë implementimit të votimit elektronik në bashkitë Kamëz, Vorë dhe Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Gjobat administrative u vendosën në masën nga 3000 deri në 5000 lekë për 17 operatorët e Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit. /ZËRI