Aktualitet

'Revolucioni flamingo'! Dita 6 e protestës-Tirana mbushet plot, 'e ndjek' Korça, Durrësi, Elbasani e Fieri

Po ashtu protestë po zhvillohet edhe në Durrës e Elbasan, ku qytetarët janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe institucioneve shtetërore.

F.I
'Revolucioni flamingo'! Dita 6 e protestës-Tirana mbushet plot,
pamje nga protesta

TIRANË-Në ditën e gjashtë radhazi qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për protestën kundër projektit në Zvërnec. Mijëra qytetarë, me flamuj dhe pankarta në duar kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Në kor protestuesit ripërsëritën 5 kërkesat e tyre, me në krye dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe shfuqizimin e disa ligjeve.

Protestuesit kërkojnë shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Edhe qytetarët e Korçës i janë bashkuar protestës kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Po ashtu protestë po zhvillohet edhe në Durrës e Elbasan, ku qytetarët janë mbledhur për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe institucioneve shtetërore. 

Në Elbasan qytetarët u mblodhën pranë kalasë së qytetit. “Po preken sitet historike të Shqipërisë sonë. Për ne atdheu është i shenjtë”, ka qenë thirrja e tyre. 

Gjatë tubimit, protestuesit kanë brohoritur në kor thirrjet: “Dorëheqje, dorëheqje” dhe “Poshtë qeveria”, duke kërkuar përgjegjësi politike për situatën e krijuar. Tubime të ngjashme po mbahen edhe në Vlorë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ndërsa protestuesit kërkojnë transparencë./ZËRI

Poll

MOS HUMB