Aktualitet

Përfshihet në aksident autobusi i 'Green Line', disa pasagjerë të lënduar

Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar.

F.I
Përfshihet në aksident autobusi i 'Green Line', disa
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË-Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë Gjykatë së Tiranës, ku është aksidentuar autobusi i Unazës së vogël 'Green Line'. Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen e autobusit, ndërsa pritet reagimi i policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Kjo nuk është hera e parë që autobusët e 'Green Line' përfshihen në aksidente. I fundit ishte ai i dhjetorit 2025, në zonën e "Pallatit me Shigjeta" ku urbani i "Green Line", përplasi një kalimtare me biçikletë dhe disa automjete të parkuara. 

Në Shkurt të vitit 2022, një autobus i “Green Line” doli nga rruga pranë zonës së quajtur ‘Pallatet Agimi” dhe përfundon në lumin Lanë. Në Shkurt 2023, një tjetër autobus u përfshi në një aksident masiv në zonën pranë Parkut “Rinia” në kryeqytet. Autobusi përplas njëkohësisht 10 automjete, duke lënë disa të plagosur.

 

Poll

MOS HUMB