TIRANË-Biznesmeni Pandeli Carapuli është vendosur zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. Carapuli është paraqitur sot në SPAK në shoqërinë e avokatit të tij. Paraqitja e tij në Prokurorinë e Posaçme vjen pas sekurstrimit të një vile të ish-zëvëndëskryeministres, Belinda Balluku me vlerë 145 mijë euro në fshatin turistik të Dhërmiut, në resortin turistik “White Rocks”. Pronari i vilave në kompleksin White Rock ne Dhermi, është Pandeli Carapuli.
Paraprakisht dyshohet se Balluku ka përfituar një vile luksoze nga Pandeli Carapuli që sipas SPAK duket se është dhënë në këmbim të një tenderi të përfituar nga Balluku në kohën kur kjo e fundit drejtonte AlbControll. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka bërë të ditur se i ka komunikuar akuzat për pastrim parash, ish-lojtarit të Kombëtares, Igli Tare. Ky i fundit sipas SPAK fshehu ne emrin e tij vilën e Belinda Ballukut në zonën e plazhit të Dhërmiut.
“Nga hetimi rezulton se shtetasja Belinda Balluku, për shkak të funksionit të saj publik si Drejtore e Përgjithshme e Albcontrol sh.a, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. në procedurën e sipërcituar, ka kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, i cili, referuar kontratës së porosisë, është në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) euro, që konsiston në pasuri të paluajtshme, konkretisht vilën me nr. F6, në resortin turistik “White Rocks”, Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Eurocol” sh.p.k.
Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku rezulton se në atë kohë shoqëria “Eurocol” sh.p.k. kishte aplikuar dhe ishte pajisur me Lejen Zhvillimore Komplekse nr. 2385/1 prot., datë 27.3.2015, të miratuar me Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 7, datë 7.3.2014, “Për miratimin e lejes zhvillimore komplekse për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë”. Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin Igli Tare dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen Joana Bushi,"-thuhet në njoftimin e SPAK.