TIRANË-Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjin në Manëz të Durrësit ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 19 gushtit,ku humbën jetën tre persona ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Sot ka ndërruar jetë edhe 16-vjeçari Klevis Dervishi, i cili ndodhej në gjendje të rëndë te Trauma, pasi mbeti i plagosur në aksidentin tragjik. Numri i viktimave shkon në 4, ku ditën e ngjarjes humbën jetën edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugnatelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.
Të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate në Gjirin e Lalëzit, ku kishin qenë për të parë performancën e reperit Cllevio, kur drejtuesi Kleo Vrioni humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një bordurë në rrugën dytësore./ZËRI
