Aktualitet

Rasti "Qyno" në Kushtetuese/ Kërkon asgjësimin e të dhënave që iu mor nga telefoni, SPAK: Kërkojmë kohë!

Matlija tha se gjithashtu kërkon nga Prokuroria e Posaçme kthimin e të gjitha sendeve që hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë sekuestruar nga kontrolli që bënë në banesën e gazetarit.

k.m.
Rasti "Qyno" në Kushtetuese/ Kërkon asgjësimin e
Pamje nga seanca

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur shtyrjen e seancës për çështjen e gazetarit Elton Qyno. Një seancë publike për çështjen e sekuestrimit të pajisjeve elektronike të gazetarit, pala mbrojtëse e përfaqësuar nga avokati Dorian Matlija kërkon asgjesimin e të gjitha materiale që SPAK ka mundur të aksesojë nga telefonat dhe kompjuterat e gazetarit. Nga ana tjetër, SPAK ka kërkuar shtyrjen e seancës për të paur më shumë kohë që të konsultohen lidhur me kërkesat e bëra nga gazetari dhe përfaqësuesi i tij ligjor. 

Në këto kushte seanca u shty për në datën 2 prill.

DISKUTIMET NË SEANCË:

Avokati Dorian Matlija: Së pari me mësojmë edhe një fakt të rëndësishëm që ka lidhje me SPAK ka kopje të imazheve të pajisjeve dixhitale të kërkuesit. Nuk janë kthyer të gjitha sendet e sekuestruara, por ruajtja e kopjes do të thotë që vazhdojnë dhe disponojnë të dhëna. Kemi kërkuar edhe urdhërimin e shkatërrimit të të gjitha kopjeve që ka në dispozicion SPAK sepse është ajo pjesë që vë në rrezik të drejtën që kërkon të mbrojë kërkuesi; që është konfidencialiteti i burimeve. Por edhe sekretet e tij vetiake. Kërkojmë që jo vetëm të shkatërrohen kopjet, por po ashtu do të donim që derisa kopjet të shkatërrohen të mos aksesohen dhe të mos bëhen kopje të tjera. Do ishte mirë që të kishte një protokoll në momentin që të bëhet kjo. Në praninë e mbrojtësit, në prani të akuzuesit dhe me një procesverbal që thotë "që çdo gjë që disponon SPAK nga këto të dhëna tashmë janë të shkatërruara". Kjo është ideja pse jemi para kësaj Gjykate.

SPAK: Sapo u njohëm me këtë kërkesë, ndaj edhe kërkojmë kohë. Këtë kërkesë për ndryshimin e objektit ne nuk e kemi. Kërkojmë që të bëjmë një konsultim. Kjo është një kërkesë që duhet të konsultohemi. Ndaj kërkojmë dhe mirëkuptimin për shtyrjen e seancës.

Gazetari Elton Qyno u mbajt për rreth 11 orë në ambientet e SPAK në 14 dhjetor, dhe me një urdhër nga GJKKO iu sekuestruan dy telefonat dhe iu kontrollua banesa. Gjatë marrjes në pyetje, gazetarit iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve, të cilat i kishte publikuar në media lidhur me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos i është kërkuar të tregonte sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore. Ndaj gazetarit po zhvillohen hetime për 2 vepra penale si “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”. Në mbrojtje të tij, Qyno thotë se po i dekonspirohen burimet dhe e quan aksionin e SPAK si të paligjshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB