Aktualitet

Rasti i abuzimit seksual në Përmet! Apeli rikthen në detyrë shefin e Krimeve, Dhurim Çenko

F.I
Rasti i abuzimit seksual në Përmet! Apeli rikthen në detyrë
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Gjykata e Apelit në Tiranë ka hequr masën e pezullimit të Dhurim Çenkos, efektiv i policisë i cili u pezullua nga detyra, në lidhje me abuzimin seksual ndaj një te miture në Përmet.

Dhurim Çenko nuk kishte raportuar krimin, ku një e mitur u abuzua seksualisht nga njerku i saj polic dhe kolegu i tij. Ndonëse Çenko ishte në dieni të këtij krimi, ai nuk mori asnjë masë për arrestimin e dy autorëve.

Zbulimi i rastit u bë më shtator ku efektivi i policisë Artur Ago 56-vjeç ka pasur marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare. Kjo fundit jetonte me njerkun Pajtim Baga 55-vjeç, me profesion polic, i cili sipas asaj që bën me dije policia, gjithashtu dyshohet se e ka abuzuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën. Por, historia vazhdon edhe më tej, pasi rezulton se e mitura kishte lidhje intime me një tjetër person, 46-vjeç. E gjithë ngjarja u zbulua përmes një postimi në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për video me përmbajtje intime, të cilat polici 56-vjeçar ia kishte dërguar të miturës.

Videot në fjalë përfunduan në duart e të dashurit aktual të vajzës, i cili sëbashku me një person tjetër kanë shantazhuar policin Artur Ago, kundrejt shumës 1 000 000 lekë. Efektivi i policisë nuk ka pranuar dhe është arratisur nga Kakavija drejt Greqisë, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia. Ndërsa, njerku dhe dy personat e tjerë të përfshirë janë arrestuar. Ndërkohë, e mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes./ZËRI 

Poll

MOS HUMB