TIRANË- Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se janë marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, përmes një plani të posaçëm masash në të gjithë vendin.
Në kuadër të planit të masave për fundvitin, Karakaçi nënvizoi se për shkak të rritjes së konsumit është konstatuar një nivel i lartë i kërkesës për energji, ku vetëm më 29 dhjetor konsumi ka shënuar rritje prej 29.2 milionë kilovat-orë. Sipas tij, rreth 1600 punonjës të OSHEE-së janë angazhuar në terren gjatë kësaj periudhe, ndërsa linjat e komunikimit mbeten të hapura për raportimin e çdo problematike nga qytetarët.
Deklarata e plotë:
Jemi mbledhur sot këtu bashkë me administratorin e OSSH për planin e masave që kemi marrë për fundvit.
Dua të theksoj së pari 2-3 elementë të rëndësishëm. E kemi mbyllur vitin 2025 me një rezultat shumë të mirë si nga pikëpamja financiare dhe teknike. Kemi vazhduar me uljen e humbjeve me 1 përqind në krahasim me vitin e shkuar dhe parashikojmë që vitin 2025 ta mbyllim brenda targetit të vendosur nga MIE, në nivelin 16.9%. në 2025 kemi arkëtime mjaft të larta rreth 100% dhe falenderojmë gjithë punonjësit për punën e palodhur për ta arritur këtë target,
Ne parashikojmë që në vitin 2025 ta mbyllim vitin me një performancë financiare rreth 70 mln euro fitim, rezultat shumë i mirë për kompaninë dhe kjo do të na ndihmojë që gjatë vitit 2026 të implementojmë disa gjëra që kemi premtuar.
Kemi premtuar indeksim të pagës 6.1 % për punonjësit e OSHEE-së, rritje page për elektricistët e terrenit dhe inxhinierët elektrikë të cilat do të fillojnë të implentohen nga janari 2026. Këto rezultate kanë ardhur si rezultat I secilit nga ju pjesëmarrës në mbledhje dhe stafit tuaj.
Për tu rikthyer tek plani i masave, ne jemi në periudhë festive, ku prej datës 20 dhjetor gatishmëria jonë është rritur dhe kemi hartuar një plan specific për këto ditë. Kemi konstatuar rritje konsumi të jashtëzakonshëm. Vetëm ditën e djeshme kemi kaluar rreth 22.9 mln kilovatorë dhe është dita më e ngarkuar e vitit dhe patjetër që ngarkesa do të rritet.
Me uljen e temperaturave është rritur konsumi, nuk kemi patur problematika të theksuara përsa i përket rrjetit dhe mungesës së furnizimit. Patjetër që qëllimi ynë është që në këto shqetësimi më i vogël i qytetarëve në këto ditë festive është mungesa e energjisë elektrike.