Aktualitet

Raporti i DASH: Shqipëria mes 71 vendeve me transparencë fiskale

Për Shqipërinë, raporti thekson se janë përmbushur kriteret që lidhen me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e dokumenteve buxhetore, kontratave dhe licencave publike.

F.I
Raporti i DASH: Shqipëria mes 71 vendeve me transparencë fiskale
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për transparencën fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin kërkesat minimale në këtë fushë.

Sipas raportit, nga 139 vende dhe Autoriteti Palestinez të vlerësuara, 71 qeveri janë vlerësuar si përmbushëse të standardeve minimale të kërkuara, ndërsa 69 të tjera nuk kanë arritur të plotësojnë kriteret. Në mesin e vendeve që kanë përmbushur kërkesat minimale janë edhe Kosova, Maqedonia e Veriut, Brazili, India, Portugalia, Rumania, Turqia dhe Afrika e Jugut. Për Shqipërinë, raporti thekson se janë përmbushur kriteret që lidhen me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e dokumenteve buxhetore, kontratave dhe licencave publike. 

Raporti analizon nëse qeveritë publikojnë dokumentet kryesore të buxhetit, si buxheti i përgjithshëm, raportet e auditimit të jashtëm dhe informacionet mbi kontratat dhe licencat e qeverisë. Për të plotësuar kërkesat minimale, këto dokumente duhet të jenë të disponueshme për publikun, të jenë mjaftueshëm të plota dhe të jenë përgjithësisht të besueshme. Në raportin e këtij viti, 72 shtete kanë plotësuar këto kërkesa, ndërsa 25 të tjera kanë bërë përparim të dukshëm drejt përmbushjes së tyre.

Transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike. Ajo ndihmon në ndërtimin e besimit të tregut, mbështet qëndrueshmërinë ekonomike dhe promovon llogaridhënien e qeverisë. Për qytetarët, transparenca fiskale ofron mundësinë për të kuptuar se si shpenzohen taksat e tyre dhe për të mbajtur qeverinë përgjegjëse për përdorimin e fondeve publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB