Aktualitet

Qytetarët sërish në shesh, sot mbahet protesta e 49-të kombëtare

Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me pankarta në duar dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

M.K.
Qytetarët sërish në shesh, sot mbahet protesta e 49-të
foto nga protesta

TIRANË- Pasditen e kësaj të shtune po mbahet protesta e 49-të radhazi e qytetarëve, e cila vijon prej datës 31 maj pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec. Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me pankarta në duar dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në përfundim të marshimit drejt kryeministrisë, protestuesit do të ndalen poërpara godinës së Kryeministrisë ku do të mbajnë fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB