Aktualitet

Dëshmia e arkëtares Dana zbardh skemën: Paratë transportoheshin pa kompaninë e sigurisë, sherri mes drejtoreshës dhe financieres

Sipas Dunës, pasi partë tërhiqeshin nga banka dhe arkëtoheshin, merreshin nga shefja e financës Valbona Duni, e cila sipas saj i dërgonte në zyrën ku punonte.

l.k
Dëshmia e arkëtares Dana zbardh skemën: Paratë
Në foto drejtoresha e postës Durrës Elisabeta Mataj

DURRËS- Në seancën që u mbajt për skandalin e ndodhur në Postën e Durrësit sot, para gjykatës ka dëshmuar edhe arketarja Paola Dana.

Gjatë dëshmisë së saj, Dana ka deklaruar se drejtoresha Elisabeta Mataj ka dhënë urdhër që transporti i vlerave monetare drejt filialeve të Shijakut dhe Krujës gjatë muajit prill, në disa raste të kalojë pa shoqërinë fizike të kompanisë së sigurisë. Ajo ka shpjeguar se si është proceduar me paratë që tërhiqeshin nga banka. Sipas Dunës, pasi partë tërhiqeshin nga banka dhe arkëtoheshin, merreshin nga shefja e financës Valbona Duni, e cila sipas saj i dërgonte në zyrën ku punonte.

Arkëtarja është shprehur se nuk ka dijeni se kujt i dorëzoheshin më pas këto para, por tha se mandatet e pagesës i silleshin të firmosura nga personat përgjegjës. Paola Dana foli edhe për kontrollin nga Posta Qendrore e Tiranës më 9 korrik, ku sipas saj inventari rezultoi në rregull me përjashtim të një diferencë prej 25 eurosh, të cilën ajo e mbuloi vetë. Ajo u shpreh se gjatë kontrollit mësoi se filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kishin marrë vlerat monetare që, sipas dokumentacionit, ishin nxjerrë nga arka.

Pas kontrollit nga Posta Qendrore, ajo u shpreh se kishte dëgjuar një debat mes drejtoreshës Elisabeta Mataj dhe shefes së financës Valbona Duni. Sipas saj kjo e fundit i tha se vlerat monetare i kishte marrë drejtoresha dhe se përgjegjësinë duhej ta mbante ajo.

“Që nga muaji prill 2026, drejtoresha Elizabeta Mataj në lidhje me shpërndarjet e lekëve në filialet e Shijakut e Krujës, ka dhënë urdhër gojarisht, transporti i lekëve në këto dy filiale të bëhet edhe pa shoqërinë fizike të kompanisë Security Nazeri, në rastet kur kishin tejkaluar oraret e transportit nën shoqërinë e ruajtjes fizike. Rreth datës 9 Korrik 2026, ka ardhur kontrolli nga Posta Qendrore e Tiranës përsëri dhe kanë bërë inventarin e arkës, ku çdo gjë ka dalë në rregull, me përjashtim të një diferencë të vogël prej 25 euro, e cila është zëvendësuar nga ana ime, pasi mund të ishte ndonjë gabim njerëzor gjatë punës.

Po atë ditë, nga kontrolli dhe në muhabet kam marrë vesh që filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kanë marrë vlerat monetare të caktuara që janë nxjerrë nga ana jonë. Dua të theksoj që atë ditë kam dëgjuar që është bërë debat i madh mes shefes së financës Valbona Duni dhe drejtoreshës Elisabeta Mataj, por saktësisht nuk kam dëgjuar se çfarë kanë thënë, pasi kanë qenë në zyrat e tyre”, theksoi Dana.

Arkëtraja tha në dëshminë e saj se ishte ftuar në zyrën e drejtoreshës, ku ishte i pranishëm edhe shefi i sigurisë Minur Kodra. Dana tha se drejtoresha i kërkoi të shkruante një deklaratë me shkrim dore, ku të pohonte se ajo nuk kishte hyrë në zyrën e arkës për të marrë vlera monetare.  

Ajo ka pranuar se ka shkuar një deklatrë ne shkrim dore në të cilën është shprehur se drejtoresha nuk ka hyrë në zyrën e saj për të marrë vlera monetare nga arka. Sipas saj dejrtoresha pas disa ditësh i ka këkruar që deklarata të jetë e shkruar dhe në kompjuter, për të cilën Dana thotë se ishte gati dhe se vetëm e ka firmosur. Dëshmitarja ndër të tjera tha se edhe shefi i sigurisë Minur Kodra ka hartuar një deklaratë me shkrim dore, por nuk është në dijeni se çfarë përmbajtje ka letra.

“Shefes së financës Valbonës i kam shkuar te zyra dhe i kam thënë se ku janë vlerat monetare, pasi me dokumente i kam që i kam nxjerrë nga arka. Ajo më ka thënë që i ka marrë drejtoresha Elisabeta për t'i çuar dhe le ta mbajë ajo përgjegjësinë. Pas kësaj dite nuk e kam takuar më Valbonën.

Ndërsa drejtoresha më ka thirrur në zyrë, më datë 9 ose 10 Korrik, nuk e mbaj mend mirë si datë, ku në zyrën e saj ka qenë edhe shefi i sigurisë së Postës, Minur Kodra, dhe ajo më ka thënë: ‘A kam dalë ndonjëherë unë me thes nga zyra jote? Më ke dhënë gjë ti mua?’ Më pas më ka thënë që të shkruaj me shkrimin tim një deklaratë, në të cilën unë kam shkruar që drejtoresha nuk ka hyrë në zyrën time për të marrë vlera monetare nga arka.

Këtë deklaratë me shkrim dore e ka mbajtur drejtoresha dhe më pas, disa ditë të tjera, më ka thënë që duhet me kompjuter dhe deklarimi ishte i shkruar, ndërsa unë vetëm e kam lexuar dhe e kam firmosur. Gjithashtu edhe Minur Kodra e ka bërë këtë deklaratë me shkrim dore atë ditë te zyra e drejtoreshës, por unë nuk e di se çfarë ka shkruar ai”, tha Dana në dëshminë e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB