Aktualitet

Muzika e lartë në lokale gjatë verës/ Ministri Lamallari: Decilebët shurdhues, do vendosim sanksione

Sipas tij, zhurma nuk është argëtim dhe se do sanksiohen të gjithë ata që shkelin normat e lejuara.

l.k
Muzika e lartë në lokale gjatë verës/ Ministri Lamallari:
Foto ilustruese

TIRANË-  Ndotja akustike nga muzika e lartë gjatë sezonit veror nëpër lokale është kthyer në një shqetësim për qytetarët, sidomos në qytetet turistike në vend ose në zona pranë bregdetit.

Minsitri i Brendshëm, Besfort Llamallari ka njoftuar se Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle në të gjithë territorin, për të evidentuar çdo ndotje akustike. Sipas tij, zhurma nuk është argëtim dhe se do sanksiohen të gjithë ata që shkelin normat e lejuara.

“Zhurma nuk është argëtim dhe kurrsesi s’mund të jetë shqetësim për askënd që zgjedh të pushojë në vendin e tij apo dhe turistët të cilët zgjedhin bukuritë e bregdetit shqiptar por jo decibelët shurdhues.

Policia e Shtetit do të jetë e pranishme me kontrolle të shtuara në të gjithë vendin, për të evidentuar çdo ndotje akustike në territor dhe të sanksionojë këdo që nuk do t’ia dijë për të tjerët dhe përcaktimet ligjore.

Kë gënjen mendja se mund të bëjë ç’të dojë me muzikën në kupë të qiellit duke shqetësuar komunitetin dhe turistët, ka qytetarët kundër dhe ‘vizitorët’ me uniformë tek dera e lokalit. Inkurajoj qytetarët të telefonojnë për të raportuar çdo shqetësim të tillë”- shkruan ministri në Facebook./ZËRI

/ZËRI

Poll

MOS HUMB