TIRANË- Mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar të Protestës është shoqëruar me tensione dhe incidente, ku nuk kanë munguar debatet mes pjesëmarrësve dhe organizatorëve.
Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen ishte ai me ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri. Ai hyri në sallë dhe u ul në rreshtat e parë, në zonën ku ishin vendosur organizatorët e mbledhjes. Vetëm pas pak minutash, ai u nxorr jashtë sallës nga punonjësit e sigurisë, ku në një moment dëgjohet teksa i drejtohet rojes: 'Mos më kap mor'.
Por, më mas ai u rikthye duke u ulur në rreshtat e fundit, ku ndoqi vijimin e punimeve.
Kuvendi Kombëtar i Protestës zhvilloi sot ditën e parë të punimeve, ndërsa gjatë mbledhjes u regjistruan edhe episode të tjera tensionesh dhe përplasjesh mes pjesëmarrësve dhe organizatorëve./ZËRI