Aktualitet

Ish-drejtoresha e filialit të Postës në Durrës mbetet në burg, avokati: Vendim absurd, nuk ka prova për vjedhjen

Pas vendimit të gjykatës ka reaguar avokati mbrojtës i Elisabeta Matajt, Ilia Ilia, i cili kundërshtoi masën e sigurisë, duke pretenduar se ndaj saj nuk ekzistojnë prova. Sipas avokatit ndalimi është bërë tërësisht i paligjshëm.

M.K.
Ish-drejtoresha e filialit të Postës në Durrës mbetet
IIia Ilia

DURRËS-Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për ish-drejtoreshën e filialit të Postës në Durrës, Elisabeta Mataj, e cila akuzohet për veprën penale "vjedhje duke shpërdoruar detyrën", kryer në bashkëpunim. Pas vendimit të gjykatës ka reaguar avokati mbrojtës i Elisabeta Matajt, Ilia Ilia, i cili kundërshtoi masën e sigurisë, duke pretenduar se ndaj saj nuk ekzistojnë prova. Sipas avokatit ndalimi është bërë tërësisht i paligjshëm.

“Vendimi ishte absurd për ish-drejtuesen. Absurd, sepse ndalimi është bërë i paligjshëm. Nuk ka asnjë provë që ta implikojë Elisabeta Matajn në bashkëpunim kriminal për vjedhjen e asaj shume. Mataj është emëruar drejtoreshë në tetor (2025) dhe parregullistë që ka konstatuar në sistemin finaciar brenda institucionit i ka denoncuar me shkresa në subjektin posta shqiptare në Tiranë dhe mbi bazën e tyre ka ardhur auditimi që ka zgjatur një muaj. Është konstuar shkelje nga dy subjekte të tjera, shefja e financës dhe arkëtares. Nuk ka asnjë provë që i ka marrë Elisabeta Mataj. Akuza thotë se ka tre sekuenca filmike që shefja e financës i ka dërguar paratë te zyra Mataj”, u shpreh avokati i ish-drejtoreshes së Postë Shqiptare në Durrës.

Ish-drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Doni dhe arkëtarja Paola Dana, u arrestuan 3 ditë mëp parë nën dyshimet për abuzim me fondet e destinuara për pensionet dhe ndihmat sociale. Hetimi ndaj tyre ka nisur nga Prokuroria e Durrësit, pas dyshimeve se rreth 69 milionë lekë të rinj, të parashikuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Postës në Shijak dhe Krujë, nuk janë arkëtuar.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2026. Prokuroria dyshon se shuma është përvetësuar në bashkëpunim nga tre të arrestuarat. Për këtë çështje është regjistruar procedimi penal për veprat “shpërdorimi i detyrës” dhe “vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Mataj u shkarkua nga detyra më 14 korrik dhe është kallëzuar në Prokurori nga vetë institucioni, pas konstatimit të disa parregullsive gjatë një kontrolli të brendshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB