Aktualitet

Publikohen pamje të reja nga vrasja e dy vëllezërve Islamaj në Bathore, momentet para të shtënave

Pamjet tregojnë momentet para të shtënave me armë që përfunduan në një tragjedi me dy viktima.

M.K.

 

Publikohen pamje të reja nga vrasja e dy vëllezërve Islamaj
FOTO NGA VRASJA E DY VELLEZERVE NE BATHORE

KAMËZ- Publikohen pamje të reja nga ngjarja e rëndë në Bathore ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj ndërsa vëllai i tyre i tretë Shefqet Islamaj mbeti i plagosur. Pamjet tregojnë momentet para të shtënave me armë që përfunduan në një tragjedi me dy viktima.

Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës më 19 tetor pas një konflikti mes vëllezërve Islamaj dhe Ngushëllim Manzit 40 vjeç. Përplasja dyshohet se nisi për një betoniere dhe përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave, humbën jetën Selam Islamaj rreth 30 vjeç dhe Nazmi Islamaj 48 vjeç. Ndërsa vëllai i tyre, Shefqet Islamaj rreth 44 vjeç mbeti i plagosur.

Ngushëllim Manzi punonjës i Policisë Ushtarake u arrestua pas ngjarjes. Hetimet synojnë të zbardhin plotësisht rrethanat e konfliktit që përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e të tretit./ZËRI

Poll

MOS HUMB