Aktualitet

Protestuesi me kalë në tubimin e opozitës: Ishalla fiton Donald Trump!

Një qytetar, i cili rrallëherë mungon në protestat e opozitës, edhe kësaj here është i veshur me kostum popullor. Por risia është kali.

k.m.
Protestuesi me kalë në tubimin e opozitës: Ishalla fiton Donald
Protestuesi me kalë

MILOT- Një nga protestuesit e opozitës ka zgjedhur që të shkojë në tubim me kalë. Një qytetar, i cili rrallëherë mungon në protestat e opozitës, edhe kësaj here është i veshur me kostum popullor. Por risia është kali. Teksa mori vëmendjen e mediave, protestuesi duket se mendjen e kishte tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Protestuesi me kalë: Ishalla fiton Donald Trump dhe shpëton bota. Në mos fitoftë ai, luftë do ketë. Na shiko o Trump se Edi Rama të ka ofenduar. Unë protestoj për bukën e gojës për kalamajtë e mi. Kam bërë një shtëpi se ma prishi tërmeti dhe nuk më dhanë asnjë lekë se isha demokrat. Unë 15 mln lekë i kam borxh në bankë. Ky do i marr nuk di gjë. 

MOMENTI ME VIDEO: 

Poll

MOS HUMB