Aktualitet

Gjyqi ndaj Vangjush Dakos, më 12 nëntor jepet pretenca

Mungesa e Dakos dhe avokatit të tij mbrojtjës çoi në dështimin e seancës ku Prokuroria e Posaçme duhet të lexonte konkluzionet përfundimtare për 4 të pandehurit.

k.m.
Gjyqi ndaj Vangjush Dakos, më 12 nëntor jepet pretenca
Vangjush Dako

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako mungoi sot në seancën ndaj tij në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ishte avokati i Dakos ai që kërkoi shtyrjen për shkaqe shëndetësore. Mungesa e Dakos dhe avokatit të tij mbrojtjës çoi në dështimin e seancës ku Prokuroria e Posaçme duhet të lexonte konkluzionet përfundimtare për 4 të pandehurit.

Gjyqtarja Elsa Ulliri shtyu seancë 12 nëntor ora 14.00, ku prokurori Sotir Kllapi do shpallë pretencën për Dakon dhe të pandehurit e tjerë: Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku. 

Për çfarë akuzohet Vangjush Dako?

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikimeve dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit.

Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie./ZËRI

Poll

MOS HUMB